Kanë kaluar më shumë se 4 vite nga ajo ditë fatale kur Kobe Bryant, së bashku me vajzën e tij dhe miqtë e tjerë, humbën jetën në një aksident ajror në zonën e Kalifornisë.
E vërteta është se sado vite të kalojnë, dashuria dhe adhurimi i sportdashësve ndaj “Mambas së Zezë” nuk do të “shuhet kurrë”.
Shumë sende personale janë nxjerrë herë pas here në ankand, duke marrë çmime shumë të larta.
Pak ditë më parë, xhaketa e verdhë që Bryant veshi në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, më 13 prill 2016, kur shënoi 60 pikë kundër Utah Jazz doli në shitje.
Një koleksionist pagoi shumën prej 336 mijë dollarësh për të blerë këtë triko të verdhë.
Final Game Warm-up Jacket Worn By Kobe Bryant Sold At Auction for $336K!!! only on https://t.co/8EmqyZ5Yn0 #WeGotUs #SourceLove https://t.co/pWFQlSqv1g
— The Source Magazine (@TheSource) August 14, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co