Pas ndarjes emocionuese me Borussia Dortmund, Marco Reus ndjek “ëndrrën amerikane” dhe nis një aventurë të re në karrierën e tij. Gjermani, si lojtar i lirë, transferohet te LA Galaxy, skuadër që militon në MLS.
LA Galaxy njoftoi sot se klubi ka nënshkruar me mesfushorin Marco Reus, një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në fund të sezonit 2026 MLS.
Reus, 35 vjeç, i bashkohet Galaxy pas një karriere të shkëlqyer te Borussia Dortmund, ku arriti në 301 gola në 429 paraqitje në karrierë në të gjitha kompeticionet në 12 sezone të luajtura (2012-24) për klubin gjerman.
Reus u zgjodh dy herë Futbollisti Gjerman i Vitit (2012, 2019), u vlerësua tre herë si lojtari më i mirë i vitit në Bundesligë (2011-12, 2013-14, 2018-19), u zgjodh në Ekipin e UEFA-s i Vitit (2013) dhe ndihmoi Dortmundin të fitonte Kupën e Gjermanisë dy herë (2016-17, 2020-21) dhe Superkupën në 2013 dhe 2019.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co