Mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë si rezultat i sulmeve ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës, raporton BBC.
Izraeli nisi sulmin në Gaza pas ofensivës së Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1200 persona dhe u morën mbi 250 pengje.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës, që drejtohet nga Hamasi, ka thënë se shifra totale e të vdekurve në ofensivën izraelite ka arritur në 40,005 – rreth 1.7 për qind të popullatës totale në Gaza prej 2.3 milionë banorë.
Ndërkohë këtë muaj, ushtria e Izraelit i ka thënë “BBC” se “mbi 15 mijë terroristë janë vrarë gjatë luftës”.
Përveç numrit të lartë të të vdekurve, imazhet satelitore tregojnë se afro 60 për qind e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar apo shkatërruar që nga fillimi i luftës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co