Apartament, 450 mijë dollarë dhe bileta të përjetshme për medalistin e Olimpiadës

apartament 450 mije dollare dhe bileta te perjetshme per medalistin e olimpiades





































Carlos Yulo është pritur si hero pas dy medaljeve të arta të fituara në “Paris 2024”. Gjimnasti filipinas, i cili u shpall kampion në dyshme dhe kaluç, ka përfituar shpërblime të mëdha në vendin e tij.

yulo

Pas rikthimit në Manila, presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Junior, u dha të gjithë olimpistëve nga një milion pesos (17,500 dollarë). Ndërsa gjimnasti Yulo ishte i vetmi që mori 20 milionë pesos (350,000 dollarë) për dy medalje arit. Gjithashtu mori dhe 100,000 dollarë të tjera nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Por këto nuk ishin shpërblimet e vetme për 24-vjeçarin, pasi ai mori gjithashtu një apartament, ndërsa dy transportues kryesorë në vend i premtuan bileta ajrore falas për gjithë jetën. Gjimnasti mori gjithashtu mori produkte të ndryshme kozmetike, ushqime falas, ëmbëlsira, ekzaminime mjekësore etj.

Një platformë lokale e transmetimit i dha atij abonim falas të përjetshme në të gjithë përmbajtjen. Filipinet fituan gjithsej 4 medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, dy të arta nga Carlos Yulo dhe dy medalje bronzi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →