Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka postuar pamje të pritjes në Ministrinë e Arsimit të dy përfaqësuesve të Shqipërisë në Paris 2024, Chermen Valiev dhe Islam Duadev, që fituan medaljetë bronztë në Lojërat Olimpike.
Rama shprehet se arritja e tyre historike për vendin tonë erdhi nga puna e sportistëve në radhë të parë, trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare. Kreu i qeverisë shprehet prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror.
Edi Rama: Suksesi historik i Ekipit Olimpik Shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin🫶
Tanimë prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror 💥🥉
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co