Balliu: Provat dhe faktet për Veliajn e Ramën janë një mal, por janë të paprekshëm

balliu provat dhe faktet per veliajn e ramen jane nje mal por jane te paprekshem
balliu provat dhe faktet per veliajn e ramen jane nje mal por jane te paprekshem

Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se faktet e provat për Ramën e Veliajn janë një mal, por se ata janë të paprekshëm.

Balliu nënvizon se qytetarët e Tiranës paguajnë edhe taksë të infrastrukturës arsimore, ndërsa shton se taksë për shkollimin nuk ka pse të paguajë asnjë shqiptar, sepse e garanton Kushtetuta. Ai shprehet se nuk ka hetim as për këtë taksë, në kohën kur në zonat ku paguhet për të, nuk ka as shkolla.

“Provat dhe faktet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën janë një mal i tërë, po këta nuk i prekin

Taksën e infrastrukturës arsimore! Jemi i vetmi qytet në botë që e kemi, ndërkohë që taksën për shkollën asnjë shqiptar nuk ka pse ta paguajë, sepse e garanton Kushtetuta!

Dhe çfarë bënë me këtë? Po ju jap rastin e Astirit. Atë faturë, atë taksë, ne e paguajmë te uji dhe tek dritat. Shikojeni mirë të nderuar miq. Te uji dhe te dritat keni taksën e infrastrukturës arsimore. E paguajmë në shtëpi, kush ka një lokal, një biznes, e paguajnë dhe pensionistët! I vetmi rast në botë ku taksohen pensionistët! Po ku shkojnë këto para?! Astiri është pa shkollë. 70 mijë banorë e paguajnë atë taksë, po Njësia 7 është pa gjimnaz!

Ku shkojnë këto para?! Në xhepin e Erion Veliajt!

I kam kërkuar SPAK-ut, i kam kërkuar Altin Dumanit, se ku shkojnë paratë. Dhe çfarë bën? Për katër ditë paska hetuar Dumani dhe kthen përgjigje: Nuk ka shkelje!!!

Si nuk paska shkelje mor zotëri kur paguhet taksë për të ndërtuar shkolla dhe nuk ndërtohet asnjë kopsht, asnjë shkollë, asnjë çerdhe?!

Prandaj në një kohë të tillë, kur drejtësia nuk funksionon, ka vetëm një subjekt, një institucion që mund të kthejë normalitetin dhe ai është sovrani, populli!

Nëse nuk ka drejtësi, na takon neve si qytetarë, jo vetëm si demokratë, por si qytetarë të majtë dhe të djathtë.

Shikoni se ç’ndodh në Pogradec: e vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat, i Valter Goros! U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim, një vrasje! Po a nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur me Ardit Gjoklajn?! A nuk u mor një shtet i tër? Çfarë po presim?!”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →