“3000 euro ose të publikova video intime”/ Shantazhonin vajzat në rrjetet sociale, arrestohen 2 vëllezërit

3000 euro ose te publikova video intime shantazhonin vajzat ne rrjetet sociale arrestohen 2 vellezerit
3000 euro ose te publikova video intime shantazhonin vajzat ne rrjetet sociale arrestohen 2 vellezerit

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Cybersnare”, duke arrestuar dy vëllezër.

Mësohet se Halim Malja dhe Jurgen Malja, 20 vjeç e 18 vjeç bënin shantazh ndaj vajzave të ndryshme. Vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →