Real Madrid e nis sezonin e ri me trofe, e vijon aty ku e mbylli, ku pas Champion League fiton Superkupën e Evropës.
Në finalen e Varshavës, Real Madrid mposhti pastër 2-0 Atalantën. Carlo Ancelotti dhe të gjithë tifozët e Realit shijojnë blerjen e tyre të bujshme Kylian Mbappe, me yllin francez që firmosi në këtë sukses.
Për fat të keq, kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, doli duar bosh nga kjo finale. Atalanta rezistoi vetëm në pjesën e parë, madje edhe duke iu afruar golit të avantazhit teksa goditën traversën, ndërsa në pjesën e dytë yjet e Realit bënë diferencën.
Në minutën e 59-të, Valverde realizoi golin e parë, ndërsa në minutën e 68-të Kylian Mbappe realizoi golin e dytë për Realin, të parin për të me fanellën e bardhë. Atalanta e kishte të vështirë të rikthehej në lojë me Realin që feston për këtë sukses në Superkupën Evropiane.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co