Homazhe për Egli Progën në Korçë, qyetarë ndezin qirinj pranë portretit të tij para Katedrales

homazhe per egli progen ne korce qyetare ndezin qirinj prane portretit te tij para katedrales
homazhe per egli progen ne korce qyetare ndezin qirinj prane portretit te tij para katedrales

Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të Egli Progës, 42-vjeçari i cili vdiq nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në Pogradec më 10 gusht.

Disa qytetarë ishin mbledhur në katedralen e qytetit të Korçës, ku ndezën edhe qirinj.

Një prej tyre në një prononcim për mediat i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin ngjarjen, të bëjne drejtësi dhe t’i mbrojnë jetën çdo qytetari.

Sipas tij, ngjarja ku mbeti i vrarë Egli Proga tregon se jeta në këtë vend është e pasigurt.

“Bëjmë thirrje për të bërë homazhe për largimin e padrejtë nga jeta të Eglit, i cili u vra dhe tregoi se për të gjithë ne jeta është e pasigurt në këtë vend. Sot ishte Egli, nesër mund të jetë kushdo. Ne besojmë se duhet të kemi homazh, duhet të bëjmë një thrirrje për drejtësi, duhet të bëhemi të gjitha bashkë, për të kuptuar se jeta duhet mbrojtur. I drejtohemi institucioneve që kanë për detyrë të na mbrojnë jetën. Të gjithë qytetarët e kanë ndjerë dhimbjen që një prind la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Kërkojmë drejtësi dhe siguri për jetën tonë”, tha një qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →