Qytetarë të shumtë kryejnë homazhe për Egli Progën në Pogradec, babai i tij kërkon drejtësi: Duam të vërtetën

qytetare te shumte kryejne homazhe per egli progen ne pogradec babai i tij kerkon drejtesi duam te verteten
qytetare te shumte kryejne homazhe per egli progen ne pogradec babai i tij kerkon drejtesi duam te verteten

Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, u shpreh babai i Egli Progës.

Sipas hetimeve, Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →