Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë nga dhuna Egli Proga. Sipas Gjekmarkajt, kjo është një ngjarje që komprometon Policinë e Shtetit, organet e drejtësisë dhe ato të mjekësisë.
Sipas Gjekmarkajt, këto institucione jo thjesht heshtën për disa kohë, por ‘u bënë palë me kriminelin duke e mbrojtur edhe për lidhjet e tij farefisnore me eksponent lokal të pushtetit.’
Gjekmarkaj thote gjithashtu se nuk ka asnjë reagim nga ministri i Brendshëm, të cilin e paralajmëron se në shtator do të përballet me opozitën për këtë krim.
“Për një krim kaq makaber dhe kontekstin e saj të fshehjes, heshtjes së institucioneve që duhet të ishin në anën e viktimës ënde nuk ka thënë asnjë fjalë ministri i brendshëm Hoxha. Ai doli nga xhepi i Kryeministrit pak ditë më parë si një pupac nga bota e madhe e anonimitetit pikërisht që të mbetet i tillë pa gojë pa sy pa gjuhë në krye të policisë së shtetit! Ai nuk ka leje të mendojë, as të kërkojë ndjesë, as të flasë as të japë dorëheqjen si gjëja më natyrshme në këtë rast jo e jo!! Të flasë? Mbase nuk di e ndoshta për këtë është emëruar! Të dëgjojë opinionin publik? Mbase ka dyllë në vesh dhe vazhdon i qetë! Të shohë? Mbase sheh vetëm spotet e propogandes”, thuhet ne reagimin e tij.
Reagimi i Agron Gjekmarkajt
Fshehja e vrasjes së Egli Proges, 42 vjeçarit nga Pogradeci është një ngjarje tejet e rëndë e cila komprometon Policinë e Shtetit, organet e drejtësisë dhe ato të mjekësisë ! Ato jo thjesht heshtën për disa kohë por u bënë palë me kriminelin duke e mbrojtur edhe për lidhjet e tij farefisnore me eksponent lokal të pushtetit!
Ndoshta kjo heshtje e qëllimshme në stinën elektorale ku po hymë është një shenjë bese për banditët dhe “çunat” kudo ata veprojnë e jetojnë për “mbarësinë e Rilindjes”!
Ngjarja në Pogradec është një kujë dhe vaj jo vetëm për familjen Proga që humbi njeriun e dashur, por edhe për çdo qytetar shqiptar i cili beson se policia duhet ta mbrojë nga krimi, se drejtësia duhet të dënoje kriminelet se mjeket nuk duhet të kenë frikë për të dëshmuar dhunën e tyre që përfundon të vdekja!
Për një krim kaq makaber dhe kontekstin e saj të fshehjes, heshtjes së institucioneve që duhet të ishin në anën e viktimës ënde nuk ka thënë asnjë fjalë ministri i brendshëm Hoxha. Ai doli nga xhepi i Kryeministrit pak ditë më parë si një pupac nga bota e madhe e anonimitetit pikërisht që të mbetet i tillë pa gojë pa sy pa gjuhë në krye të policisë së shtetit! Ai nuk ka leje të mendojë, as të kërkojë ndjesë, as të flasë as të japë dorëheqjen si gjëja më natyrshme në këtë rast jo e jo!! Të flasë? Mbase nuk di e ndoshta për këtë është emëruar! Të dëgjojë opinionin publik? Mbase ka dyllë në vesh dhe vazhdon i qetë! Të shohë? Mbase sheh vetëm spotet e propogandes !
Në raste të ngjashme dikush edhe ka ikur e të tjerë sëpaku janë munduar të thonë diçka , ky hiç nuk ekziston! Çfarë alarmi dhe mjerimi njëkohësisht! Shtatori po vjen dhe Hoxha do përballet me Opozitën në Kuvend për këtë krim të dyfishtë në Pogradec me shtetin kumbarë meqenëse nuk ka ndërgjegje të veten që të përballet dhe të ikë Hoxha pa din e iman nga erdhi në punet si çirak politik !!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co