Pas fitores me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë, Astana ka mposhtur rumunët e Hunedoara edhe në sfidën e dytë. Kjo e fundit përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të skuadrës nga Kazakistani.
Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte dhe ish-mesfushori i avancuar i Skënderbeut dhe Ballkanit, Nazmi Gripshi. Ky i fundit ia doli që të shënonte një supergol në minutën e 73-të, duke dërguar shifrat në 4-0.
Por, Gripshi nuk u ndal me kaq. 27-vjeçari ia doli edhe që të asisonte në këtë ndeshje. Mesfushori durrsak asistoi në golin e 5-të për të tijët, 3 minuta pasi kishte shënuar vetë.
Me këtë fitore, Nazmi Gripshi dhe Astana shkojnë në “Play-Off” të Conference League. Aty, klubi kazak do të përballet me një mes St.Mirren ose Brann.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co