ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, ish-sulmuesi i Kukësit e Laçit prezantohet te klubi i njohur gjerman

zyrtare hapi i madh ne karriere ish sulmuesi i kukesit e lacit prezantohet te klubi i njohur gjerman





































Një hap i madh në karrierë për sulmuesin e talentuar Albin Berisha. Futbollisti kosovar, ka firmosur me klubin e njohur gjerman të Hansa Rostok, duke iu bashkuar skuadrës e cila luan në këtë sezon në kategorinë e tretë.

albin berisha

Albin Berisha e nisi karrierën e tij mes profesionistëve pikërisht në Superiore, me fanellat e Kukësit dhe Laçit, para se të transferohej në Kosovë ku luajti me Besën, Ballkanin, Lirinë dhe Malishevën, para se transferohej te rumunët e Petrolul në fillimin e këtij viti.

Tani për të ka ardhur momenti që të hedhë një hap të rëndësishëm pasi qendërsulmuesi 23-vjeçar, ka firmosur me klubin i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e elitës së futbollit gjerman dhe po tenton të kthehet atje nën drejtimin e trajnerit të njohur Bernd Holerbah.

“Për mua dhe familjen time është diçka speciale që të luaj futboll në Gjermani dhe për një klub kaq të madh. Në ditët e fundit kam pritur me padurim për transferimin që të finalizohej dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Me punë dhe pasion dua që të ndihmoj ekipin dhe të lumturoj tifozët”, ishin fjalët e Berishës pas prezantimit të tij në klubin ku do të mbajë fanellën me numrin 9.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →