110 – vjetori i heshtur i Sterjo Spasses

110 vjetori i heshtur i sterjo spasses
110 vjetori i heshtur i sterjo spasses

Dita e sotme, 14 gushti 2024, shĂ«non ditĂ«lindjen e shkrimtarit Sterjo Spasse. Pritej, qĂ« varĂ«sisht kontributit tĂ« gjerĂ«, letrar dhe didaktik, sidomos nga dikasteret e kulturĂ«s dhe tĂ« arsimit, me gjasĂ« ndonjĂ« institucion i varĂ«sisĂ« sĂ« tyre, edhe mundej qĂ« tĂ« gjente kohĂ« pĂ«r ta pĂ«rkujtuar nĂ« kĂ«tĂ« 110 vjetor, me gjasĂ« pĂ«r ta pĂ«rmendur sĂ« paku. Mbase kĂ«to dikastere, kaq tĂ« zena me punĂ«t e “ndĂ«rtim-shkatĂ«rrimir”, tĂ« arsimit dhe kulturĂ«s, e kanĂ« lĂ«nĂ« pĂ«r 32 gusht! Nuk u kujtuan, ashtu si paradhĂ«sit e tyre qeverisĂ«s, qĂ« nuk u ra ndĂ«rmend Migjeni, nĂ« vitin 2011, qĂ« pĂ«rkonte me 100 vjetorin.

Në kërkim të arsyes së mosarsyes, diç ma tepër për të kuptuar se institucionet tonë janë shumë të zëna, kanë shumë punëra, mbase në rastin e Spasses, lidhet edhe me faktin se muaj gusht për zyrtarët është për lejet e zakonshme, vetëm për tu shullër në brigjet e deteve, liqeneve apo edhe ndë anë të lumenjëve. Ose, ngaqë në pjesën dërrmuese të krijmtarisë letrare, po thuhet shpesh, se është shkrimtar i realizmit socialist, e prandaj ka një ngurrim institucional.

Ka gjasa që të jetë kjo e dyta, ndonëse bart një paragjykim të pastër. Po Kadare, Agolli dhe Qose, që ulen dhe ngrihen, përflitet dhe kujtohen, çdo vit dhe muaj, a nuk kanë përlindur nga vatra e realizmit socialist? Me këtë nuk dua të them se janë njëlloj, por në rrethanat e ndryshimit, në mes veprës letrare, kanë vendin e tyre në panteonin e letrave shqipe. Heshtja absurde në 110 vjetroin e autorit, një rregull i pashpallur, nuk është flori, por një tregues i qartë mediokriteti, ku notojnë institucionet, kinse kulturore dhe arsimore, se shkenca ka hy në analet e analfabetizmit funksional. Përkujtesa, në Fier, Korçë dhe Prishtinë, në 100 vjetorin e lindjes, krejt rastësore dhe bazuar në sipërmarrje përtej inatitucioneve qëndrore, nuk e mbush zbraztirën e lënë nga heshtja e këtyre të fundit.

Pa mëtuar aspak që autorin ta çlirojmë prej rrethanave shkrimore të realizmit socialsit, në këtë 110 vjetor të lindjes dhe në të tjerë që do të vijnë, vepra e gjerë letrare e S. Spasses, e sidomos e tipologjisë shkrimore romanore, do të jetë pjesë e hipotekës letrare, të letërsisë shqipe, së paku për dy arsye:

SĂ« pari: Autori qĂ« me prozĂ«n “Pse? “, botuar nĂ« vitin 1935, solli nĂ« letrat shqipe romanin e parĂ« modern, sĂ« paku nĂ« qasjen filizofike tĂ« fatit tĂ« qenies njerĂ«zore, duke e pĂ«rfshirĂ« kĂ«shtu shkrimin letrar tĂ« shqipes, nĂ« shtjellat e modernitetit, mĂ« herĂ«t nga sa mendohet dhe shkruhet nĂ«pĂ«r rrĂ«pirat e akademizmit shqiptar.
Së dyti: Me krijimtarinë letrare, si askush tjetër, ka gdhendur artistikisht fytyrën e Rilindjes Kombëtare, madje pavarësisht shtysave ideologjike të kohës shkrimore, të ciklit të romaneve për Rilindjen, të tillë si Zjarre (1972), Zgjimi (1973), Pishtarë (1975), Ja vdekje ja liri (1978), dhe Kryengritësit (1983) etj. , ku autori ndërton një situatë epike të mirëfilltë, e cila ka si epiqendër epokën e Rilindjes, duke realizuar në shumë aspekte një Sagë romanore të Rilindjes, një sagë përlindëse të kombit shqiptar. Këto romane, përplotësuan tiparet e realizmit në letërsinë shqipe, si dhe formësuan shenjat e romanit shqiptar të pasluftës dhe, janë një pasqyrë e një epoke historike dhe letrare jetike për mbijetesën e botës shqiptare. Ato kanë vlerën e një dëshmie dhe procesi letrar, që megjithatë pati prurjet dhe kufizimet e saj.

Pra, Sterjo Spasse me veprat e përfillshme letrare, tashmë e ka kryer misionin, por duket se instiutocionet kulturore dhe arsimore, humbën shansin e radhës, për të fituar diçka nga sharmi njerëzor, shpirtëror, kulturor dhe estetik, që përgjithësisht e bart qenia e tij, e ngurosur në shkronjat e shqipes. Aq më tepër, që 110 vjetori, si përkujtim, do ta vendoste si figurë dhe personalitet në kontekstin rajonal, me shumë gjasa si një ind dhe urë ndërlidhëse në mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, mbase edhe më gjerë, kudoqë ka lexuesit e vetë. Përvjetori i 110 i Sterjo Sapsses, është një shans leximi dhe reflektimi, po kaq është një shkas për ta vendosur veprën e gjerë letrare, pedagogjike dhe pulbicistike, e veçmas romanet e tij, aty ku i takon, si pjesë thelbësore e vetëdijes gjuhësore dhe letrare, si vatër e vetëdijes dhe lartimit të genit shqiptar.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →