Kokaina me vlerë 10.5 mln euro, dyshime se u trafikua nga një bandë shqiptare me lidhje në Meksikë

kokaina me vlere 10 5 mln euro dyshime se u trafikua nga nje bande shqiptare me lidhje ne meksike
kokaina me vlere 10 5 mln euro dyshime se u trafikua nga nje bande shqiptare me lidhje ne meksike

Një bandë kriminale shqiptare kontrabandoi kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, zbulon Irish Sun. Por rrjeti i tyre i shpërndarjes tani është shkatërruar pasi droga u kap në portin e Dublinit.

Asnjë arrestim nuk është bërë, por hetimi i madh është në vazhdim. Hetuesit besojnë se banda po bashkëpunon ngushtë me ato meksikane të narkotikëve.

Autoritetet irlandeze po bashkëpunojnë me partnerët e tyre ndërkombëtarë në operacionin transnacional të trafikut të drogës. Kokaina vinte nga Kolumbia, u transmetua përmes Meksikës dhe ishte e destinuar për në tregun evropian.

Besohet gjithashtu se një pjesë e sasisë mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez. Një burim tha: “Kokaina i përkiste një bande kriminale shqiptare që vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me bandat irlandeze. Ata kishin lidhje në Meksikë, duke krijuar kushtet për kalimin e dërgesës në Irlandë”.

Rruga e kontrabandës që ata kishin përdorur tani është zbuluar pas kësaj sekuestroje. Sekuestrimi e çon sasinë e drogës së kapur në Irlandë javën e fundit në 33 milionë euro.

Ajo vjen pasi 104 kg kokainë e dyshuar, që mendohet se vlen mbi 7.2 milionë euro, u morën në Rosslare Europort në fundjavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →