Klubi i Atletiko Madrid duket se në këtë sezon kërkon që të luftojë për gjithçka, pasi po bën gati një superskuadër për Diego Simeonen. Emri i cili i është bashkuar sulmit, Julian Alvarez, është një nga sulmuesit më të vlerësuar në qarkullim dhe padyshim do të ndihmojë ekipin në faqen e finalizimit.
Por madrilenët nuk ndalen këtu, pasi raportohet se kanë hedhur sytë drejt një tjetër emri të madh. “Relevo” bën të ditur se spanjollët kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre te kthimi në Europë i N’Golo Kante.
Mesfushori tregoi gjatë Europianit se mund të luajë përsëri në nivelet më të larta ndaj madrilenët e shohin si përforcimin e duhur të mesfushës së skuadrës për sezonin e ri. Lojtari ka kontratë me Al Itihad deri në vitin 2026 dhe për të prishur marrëveshjen, spanjollët mund të jenë të detyruar të paguajnë rreth 10 milionë euro., Problemi i vetëm është ai i rrogës të francezit, i cili përfiton shifra marramendëse në Arabinë Saudite, gjë të cilën Atletiko nuk ia garanton dot.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co