Pamje trishtimi, shkatërrimi dhe dhimbjeje regjistrojnë agjencitë e lajmeve brenda dhe jashtë Greqisë, pas zjarrit që ra në Varnavas mesditën e së dielës së 12 gushtit.
Zjarri, që ishte aktiv më shumë se dy ditësh, la pas një grua të vdekur, mijëra hektarë tokë të djegur, shtëpi dhe biznese të shndërruara në hi.
Tashmë nuk ka një front aktiv zjarri, por zjarrfikësit dhe vullnetarët po merren me vatra të vogla në vende të ndryshme.
Tokat e panumërta që dikur strehonin pyje dhe kafshë iu dorëzuan flakëve, të cilat lanë pas vetëm mbetje pemësh të djegura për të na kujtuar se dikur ishte mbuluar me gjelbërim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co