ZYRTARE/ Fundi i një epoke! Familja Gjici largohet nga Kukësi, prezantohet stafi i ri. Drejtori letonez: Po përgatitesha për këtë ditë, objektivi ynë është…

zyrtare fundi i nje epoke familja gjici largohet nga kukesi prezantohet stafi i ri drejtori letonez po pergatitesha per kete dite objektivi yne eshte





































Familja Gjici i ka dhënë përfundimisht lamtumirën klubit të Kukësit, pas 12 vitesh në administrimin e tij. Në një konferencë për shtyp të organizuar sot, është bërë prezantimi i stafit të ri që do të menaxhojë klubin verilindor, që ka ndryshuar pronësi duke kaluar në menaxhimin e një grupi investitorësh të huaj.

WhatsApp-Image-2024-08-13-at-4.07.35-PM

Erinaldo Gjici, djali i ish-presidenti Safet Gjici, foli para mediave duke shpjeguar se për klubin niste një etapë e re me tërheqjen e familjes së tij nga drejtimi. Më pas, e kishte radhën drejtori sportiv letonez, Nikita Kornejevs, i cili ka shpjeguar se si do të jetë strukturuar Kukësi i Kategorisë së Parë, që ka si synim kthimin në Superiore.

“Fillimisht do të thosha që jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri, shumë krenar dhe i nderuar që bëhem pjesë e një klubi me kaq histori. Kam ardhur të bëjmë një punë të madhe dhe këtë do ta bëjmë hap pas hapi. Puna jonë si klub është të kthejmë gëzimin e futbollit në qytetin e Kukësit dhe të kthejmë klubin e Kukësit ku i takon, në Superiore. E besoj me të vërtetë se mund të arrihet. Në karrierën time e kam arritur një sukses të tillë, në vendlindjen time Letoni, kisha klubin Tukums 2000 që ishte në vështirësi të mëdha. Në sezonin e parë e morëm ekipin në kategorinë e dytë dhe e ngjitëm në Premier Ligë dhe klubi vazhdon të luajë ende atje. Edhe te Kukësi kemi një staf të përgatitur që e dinë mirë se ccfarë duhet të bëjmë, janë gati për sukses dhe po punojnë me dashuri të madhe për këtë klub. Do të vazhdojmë rrugën e lënë nga presidenti i mëparshëm dhe shpresojmë të sjellim edhe më shumë dritë në klubin e Kukësit.

Mendoj se e njoh mirë futbollin shqiptar, se kam qenë duke u përgatitur për këtë. E kam studiuar kampionatin shqiptar se një drejtor sportiv duhet të shohë, skautojë lojtarët, të njohë futbollistë të rinj, ndaj mendoj që e njoh mjaft mirë futbollin shqiptar. Nuk jam në perfeksion, por megjithatë niveli i njohjes nga ana ime mendoj se është i kënaqshëm.

Këtu më ftoi një mik dhe partner i imi, me të cilin kam punuar prej një periudhë të gjatë kohe. Ai më ftoi, e dinte karrierën time të mëparshme, eksperiencën dhe atë që kam menaxhuar më parë. Për mua është një sfidë. Me çfarë shoh, më pëlqen vendi. Do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të arritur objektivat.

Skuadra e re do të jetë një përzierje lojtarësh. Në fillim do të fokusohemi te të rinjtë duke qenë në Kategorinë e Parë, pasi duam t’i përgatitim që të kemi bazë për edicionin e ardhshëm. Por nuk do të them që do të kemi vetëm të rinj apo vetëm me eksperiencë, do të jetë një miks, por pak më shumë me të rinj”, tha Kornejevs në prezantimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →