Një baba gjerman 33-vjeçar la fëmijën e tij të mitur në makinë dhe shkoi të argëtohej me një prostitutë, pa menduar se ky veprim do i shkaktonte fëmijës probleme në shëndet për shkak të temperaturave të larta dhe atij vetë probleme me policinë, e cila po heton rastin.
Fëmija 3-vjeçar u gjet në automjet në gjendje të dehidratuar nga një kalimtar i rastit, i cili më pas u ndihmua nga të tjerë kalimtarë dhe më pas nga policia.
Një dëshmitar lajmëroi policinë të hënën pasi vuri re fëmijën duke djersitur shumë në një ndenjëse për fëmijë në sediljen e pasme të një makine.
Makina, e cila ishte e mbyllur nga jashtë, ishte lënë në diell, me dritare rreth 1 centimetër të hapura.
“Nuk kishte furnizim të mëtejshëm me ajër,” tha një zëdhënës i policisë.
Kur babai u kthye në makinën e tij rreth orës 21:40, ai deklaroi se kishte “biseduar” me një mik nga i cili donte të merrte para borxh. Gjithsesi, djali i tij flinte në makinë.
Policia kriminale po heton rastin.
Megjithatë, hetimi i policisë zbuloi se burri e parkoi makinën dhe shkoi për të kaluar disa momente me një prostitutë. Ndaj burrit është bërë kallëzim për shkelje të detyrës së përkujdesjes dhe edukatës si dhe lëndim trupor nga pakujdesia.
Djali i vogël u dërgua në spital. Menjëherë është lajmëruar nëna e djalit dhe është paraqitur aty.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co