Superiorja kopjon EURO 2024, llogari ndaj gjyqtarit kërkon vetëm… kapiteni

superiorja kopjon euro 2024 llogari ndaj gjyqtarit kerkon vetem kapiteni





































Sjellja e re e kapitenit të ekipit. Në Europianin e Gjermanisë UEFA kishte bërë një ndryshim sa i përket komunikimit me gjyqtarin e ndeshjes në fushë, ku për të mos shkaktuar vonesa të lojës, por edhe rrëmujë me pretendimet e lojtarëve, do të ishte vetëm kapiteni i skuadrës ai që do të komunikonte me arbitrin, sepse në të kundërt të tjerët do të ndëshkoheshin me karton të verdhë.

arbitra

Diçka e tillë u pa në Europian dhe UEFA ka menduar që ta vijojë këtë ndryshim edhe në kampionatet e tjerë, teksa Sektori i Arbitrimit në FSHF ka mbajtur edhe një seminar, ku kjo ishte çështja kryesore.

“Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit përmbylli me sukses këtë fundjavë testet fizike dhe seminaret teorike për 55 arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Kategoria Superiore’ në prag të nisjes së sezonit futbollistik 2024-2025. Arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Kategorisë Superiore’ iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e ‘QKS Kamëz’ me rezultatet që ishin mjaft të mira, ndërsa të u zhvilluan edhe seminaret teorike, ku mori pjesë edhe Instruktori i UEFA-s, Kostas Kapitanis dhe shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Gjatë seminareve teorike u analizuan dhe u diskutuan aspekte të ndryshme të arbitrimit, duke u përditësuar me disa nga ndryshimet në ‘Rregulloren e lojës 2024/2025’, ku një nga çështjet kryesore ishte ajo e ‘Sjelljes së re të kapitenit të ekipit’, që u pa edhe në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’”, thuhej në njoftim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →