Profesori Paskal Milo i ftuar në “Open” në News 24, tha se presidenti rus, Vladimir Putin është zëdhënës i të ashtuquajtur i imperializmit rus, i cili nisi pas Luftës së Dytë Botërore.
“Putini si president dhe personalitet rus, është vazhdim i një vepre politike që nuk ka shumë dallim nga Rusia Sovjetike, por është më shumë zëdhënës i atij që është quajtur imperializëm rus, i cili pas Luftës së Dytë Botërore kërkonte të impononte regjime politike komuniste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara iu kundërvunë dhe për rrjedhojë lufta e ftohtë ishte përplasje.
Ashtu sikurse ka pasur konfrontim ka pasur përpjekje për të arritur kompromise, jo vetëm politike por edhe strategjike si për armët bërthamore, armët konvesionale dhe disa prej tyre mbetën sot e kësaj dite. Ka ekzistuar një negociatë e gjatë, por portat nuk janë mbyllur asnjëherë. Shërbimet sekrete funksionojnë, takohen, japin informacione.
Putin ka një strategji dhe më shumë e ndihmon qëndrimi i Kongresit amerikan që nuk hap dritën jeshile për të furnizuar me armë Ukrainën, ka një lodhje në opinionin publik perëndimor dhe ka shenja që vende anëtare të NATO-s kanë filluar të shfaqin rezerva, të cilat mund të sjellin përçarje të aleancës së NATO-s që ishte një mesazh i keq edhe për vendet anëtare por edhe për rendin ndërkombëtar. Putini prej që këto avantazhe të thellohet dhe situata nuk është rozë”, tha Milo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co