Për ngjarjen në azilin në Tiranë, dy ditë më parë gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin psikiatrik për autorin e krimit Zyhdi Shehin, i cili vuan nga parkinsoni dhe skleroza.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se edhe pse gjykata vendosi shtrimin në spital të burgut për 78-vjeçarin, këtë të fundit e kanë çuar në burgun e Lezhës.
Avokati mbrojtës i Zyhdi Shehut i kërkon Burgjeve ta çojnë klientin e tij në spitalin e burgut, siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.
Gjykata Tiranës vendosi shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co