Fatmir Popja
Këtë fillimjavë A.F Elbasani ka zyrtarizuar në përbërje të tij edhe një tjetër futbollist të rëndësishëm.
Burime zyrtare konfirmuan se malazezi ,Emir Azemoviç 27 vjeç, i cili luan luan në qendër të mbrojtjes ka hedhur firmën në kontratën zyrtare me Verdh e Blutë.
Mbrojtësi shtatlartë malazez, 191 cm, cilësohet si një nga afrimet e rëndësishme gjatë merkatos së verës te A.F Elbasani, krahas Kristian Dros, Kristi Qose etj, të cilësuar ndër futbollistët më të shtrenjtë të kësaj merkatoje vere te A.F Elbasani, së bashku me futbollistët Esin Hakaj, Ze Gomesh dhe Bruno Lulajn.
Deri në fillimin e Kampionatit të Superiores mund të ketë ndoshta edhe një afrim tjetër , por gjithsesi stafi teknik është i kënaqur me grupin e futbollistëve të afruar dhe shprehet optimist për gjendjen e tyre aktuale e cila garanton realizimin e objektivit kryesor të A.F Elbasani në elitën e futbollit shqiptar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co