Firmosi, por nuk e regjistrojnë dot! Barcelonës i kthehet makthi i vjetër pas prezantimit të Dani Olmos

firmosi por nuk e regjistrojne dot barcelones i kthehet makthi i vjeter pas prezantimit te dani olmos




































Barcelona zyrtarizoi tre ditë më parë firmën me Dani Olmon, duke finalizuar transferimin e tij nga Lajpcigu për një shifër që i afrohet 60 milionë eurove. Një përforcim shumë i rëndësishëm për katalanasit e drejtuar nga Hansi Flik, i cili më në fund ka në dispozicion “regjisorin’ për repartin e avancuar.

olmo1

Por për ta parë në fushë me ekipin në ndeshje zyrtare, duhet pritur, pasi katalanasit për momentin nuk e regjistrojnë dot futbollistin spanjoll. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, katalanasit janë mbi limitet financiare të imponuara nga La Liga dhe për të regjistruar lojtarin duhet që më parë të shesin futbollistë apo të sigurojnë të ardhura në mënyrë tjetër.

Klubi është vënë në kërkim të zgjidhjes së këtij telashi, që do të linte Olmon si spektator në javën e parë të kampionatit, për të mos thënë më shumë, nëse nuk respektohen parametrat e vendosur nga La Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →