Emerson Rojal është një futbollist i Milanit. Më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të futbollistit brazilian nga radhët e Totenhem.
Negociatat mes palëve vazhdonin prej kohësh, por vetëm sot pasdite është bërë zyrtare firma në kontratën e futbollistit, i cili ka nënshkruar për katër edicionet e ardhshme, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes për një tjetër edicion.
Milani bëri të ditur se ka blerë kartonin e futbollistit nga Totenhem, klub në të cilin ai luante që nga vitit 2021. Më parë, në karrierën e tij mbrojtësi brazilian kishte luajtur me Ponte Preta dhe Atletiko Mineiro në Brazil, si dhe Sevilja e Barcelona në Spanjë. Futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 22 te Milani.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co