Pas dy vitesh nën hijen e Erling Haaland, Julián Alvárez, 24 vjeç, largohet nga Manchester City.
Tani e tutje, kampioni argjentinas i Botës i vitit 2022 është në kërkim të golave për Atlético Madrid. Rojiblancos raportojnë se ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Me një tarifë bazë prej 75 milionë euro, Álvarez bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë i Atletico-s në historinë e klubit.
20 milionë euro të tjera mund të pasojnë në bonuse. Vetëm João Félix ( i ardhur nga Benfica) ishte më i shtrenjtë në 2019 me 127 milionë euro.
Në City, Álvarez madje bëhet një shitje rekord.
🕷 ¡La araña es rojiblanca! ❤🤍 pic.twitter.com/t5VdXHkSlu
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 12, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co