Aventura e re e Klejdi Dacit në Uzbekistan ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Sulmuesi i cili gjatë verës i dha lamtumirën Teutës për t’u transferuar në kampionatin aziatik, po shkëlqen që në ndeshjet e para me OKMK.
Pasi shënoi dy gola në debutim në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Andijan pak ditë më parë, sot Dajci ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të dytë, duke ndihmuar OKMK që të fitonte ndaj Navbahor Namangan.
Në minutën e 18 të sfidës, ai përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa, duke dërguar me shpejtësi topin në portën kundërshtare, për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin e përkohshëm 1-0.
SHIH VIDEON
Ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të OKMK që tashmë është në kuotën e 29 pikëve, po aq sa Nasaf i vendit të parë që ka luajtur një ndeshje më pak.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co