I riu plagos 33-vjeçarin hebre në Nju Jork, bërtet “Palestina e lirë” teksa e qëllon me thikë

i riu plagos 33 vjecarin hebre ne nju jork bertet palestina e lire teksa e qellon me thike
i riu plagos 33 vjecarin hebre ne nju jork bertet palestina e lire teksa e qellon me thike

Një hebre u godit nga një i dyshuar që bërtiste ” Palestina e lirë ” disa hapa larg nga një sinagogë në Brooklyn të New York.

I dyshuari, 22-vjeçari Vincent Sumpter, u akuzua për sulm si një krim urrejtjeje, pasi la 33-vjeçarin Yechiel Dabrowskin të shtruar në spital pas sherrit në rrugët e Brooklyn.

Ngjarja ndodhi herët në mëngjes të së shtunës, ndërsa izraeliti që kishte ardhur në SHBA për të studiuar fenë u kthye në shtëpi nga një seancë Shabbos pranë selisë së Chabad në Crown Heights.

Ishte rreth orës 2 të mëngjesit kur i dyshuari u filmua duke iu afruar viktimës pikërisht atje në Eastern Parkway dhe Kingston Avenue, duke bërtitur “A doni të vdisni?” së bashku me thirrjen e lartpërmendur tubuese.

Pamjet, të marra nga kamerat e vëzhgimit aty pranë, tregojnë të dyshuarin që hidhet drejt një grupi burrash me Dabrowskin, përpara se ta godiste me thikë. Dëshmitarët ishin në gjendje ta ndiqnin më pas, thanë policët – duke e ndaluar deri sa mbërritën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →