Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit iranian, Massoud Pezheskian, sot, duke i kërkuar atij që “të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim ushtarak” në Lindjen e Mesme.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Berlini, kancelari gjerman, gjatë një bisede telefonike, “nënvizoi se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës ”.
Cikli i dhunës në Lindjen e Mesme duhet të “thyehet” menjëherë, pasi çdo kurs tjetër do të çonte në rrezik të pallogaritshëm për vendet dhe njerëzit në rajon, thuhet se i tha kancelari gjerman, presidentit iranian.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co