“Zikaltrit favoritë, projektet e Napolit, Milanit dhe Juves kërkojnë kohë”, Montolivo analizon skuadrat në prag të nisjes së sezonit të ri

zikaltrit favorite projektet e napolit milanit dhe juves kerkojne kohe montolivo analizon skuadrat ne prag te nisjes se sezonit te ri
zikaltrit favorite projektet e napolit milanit dhe juves kerkojne kohe montolivo analizon skuadrat ne prag te nisjes se sezonit te ri

Gjatë intervistës së dhënë për “Sportweek”, Rikardo Montolivo u ndal te kampionati italian. Si shumica e ekspertëve të fushës, edhe ish-mesfushori sheh kampionët e Italisë si favoritë.

“Sot, me merkaton ende të hapur, nuk ka vend për dyshime. Interi ishte dhe mbetet përpara të gjithëve. Zikaltrit janë favoritë për skuadrën që kanë, pjesë e organizimit perfekt brenda klubit. Interi është një skuadër e krijuar praktikisht edhe për sezonin e ardhshëm, teksa Juve, Milan dhe Napoli, të gjithë me një trajner të ri, i kanë dhënë jetë projekteve të reja të ri, të cilat si të tillë kërkon kohë”, shpjegoi Montolivo.

Më pas, 41 vjeçari kaloi në detaje për tre favoritë, sipas tij, në Serinë A, duke u ndaluar edhe te merkato: “Taremi dhe Zielinski janë lojtarë të gatshëm: iraniani është një sulmues që di të bëjë gjithçka, duke ardhur nga një klub i madh si Porto, ai është mësuar me presionin dhe mund të jetë lehtësisht titullar për këtë Inter.

Sa i përket Zielinskit, e kam pikë të dobët për cilësinë që shpreh. Mota është trajneri i duhur për çdo ekip. Cilësia e tij më e mirë është personaliteti, i njëjti që kishte si lojtar dhe këtë mund ta them duke qenë se kam luajtur me të. Ai ka qartësi të madhe në “leximin” e situatave të ndeshjeve dhe ka profilin e duhur për të udhëhequr Juven. Kurioz shumë jam edhe për Milanin që po lëviz mirë në merkato”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →