Vrasja e të riut në Pogradec, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për rastin, nis verifikimet për procedurat e autoriteteve

vrasja e te riut ne pogradec avokati i popullit shpreh shqetesim per rastin nis verifikimet per procedurat e autoriteteve
vrasja e te riut ne pogradec avokati i popullit shpreh shqetesim per rastin nis verifikimet per procedurat e autoriteteve

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin në lidhje me rastin e vdekjes së Egli Progës në Pogradec, i cili vjeç u gjet i shtrirë në rrugë pasi ishte dhunuar, ndërsa më pas ndërroi jetë.

Avokati i Popullit shprehu shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

Sakaq, Avokati i Popullit ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Njoftimi i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →