5 dite përpara startit të Premier League, super kompjuteri “OPTA” parashikon fituesin

5 dite perpara startit te premier league super kompjuteri opta parashikon fituesin
5 dite perpara startit te premier league super kompjuteri opta parashikon fituesin

Premier Liga bëhet gati të fillojë në javën e ardhshme dhe tifozët anglezë presin që tani me padurim të shohin se si do të jenë në fushën e lojës skuadrat përkatëse që ata mbështetin. Sigurisht, shpresojnë që ekipi i zemrës të luftojë për titullin apo të arrijë objektivat që i ka vënë vetes.

Një ide paraprake se si do të shkojë ky sezon e ka dhënë superkompjuteri i gjigandëve të statistikave të OPTA, të cilët kanë simuluar me mijëra herë ndeshjet e këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.

Dhe dominimi i Mançester Sitit në Premier Ligë duket se do të vazhdojë pasi në 82,2% të skenarëve nga 10 mijë simulimet që i janë bërë kampionatit, skuadra e Pep Guardiolës e sheh veten duke çuar trofeun në fund. Këto simulime tregojnë se skuadra e Guardiolës nuk ka shanse të zbresë poshtë vendit të katërt, bilës edhe ky i fundit ka vetëm 0,4% mundësi, pasi është thuajse e sigurt se “qytetarët” do të jenë në podium

Sipas superkompjuterit, Arsenali ka më shumë mundësi që të përfundojë sezonin në vendin e dytë, me 48,8%. Liverpuli ka më shumë shanse të shkojë në vendin e tretë, me 40,2% mundësi, edhe pse nuk ka bërë asnjë blerje ende në këtë merkato.

Ndërkohë, superkompjuteri parashikon se Çelsi do të marrë vendin e katërt në renditje duke siguruar Champions, ndërsa Mançester Junajtid, parashikohet që të mbetet përsëri jashtë vendeve që çojnë në turneun elitar. Çuditërisht, “djajtë e kuq” kanë 0,3% mundësi të përfundojnë në vendin e  18 dhe bien nga kategoria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →