Chermeni dhe Islami, kush janë mundësit që nderuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

chermeni dhe islami kush jane mundesit qe nderuan shqiperine ne lojerat olimpike paris 2024




































Pas të bronztave në “Paris 2024”, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev janë futur në histori si medalistët e parë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Por kush janë dy kampionët e mundjes së stilit të lirë që po shkëlqejnë me flamurin kuqezi?MixCollage-12-Aug-2024-01-30-PM-7752Valiev, 25 vjeç nga Osetia Veriore, vetëm pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare, duke i mbyllur procedurat në kohë rekord, për të siguruar në limite edhe kualifikimin për në “Paris 2024” në turneun botëror që u mbajt në Turqi. Para se të vishej kuqezi, Valiev ka përfaqësuar Rusinë, ndërsa rezultatet e tij më të mëdha kanë qenë tituj kampionë Bote dhe Europe për moshat U-23.

Për sa i përket Islam Dudaevit, ai është pjesë e Shqipërisë që prej vitit 2022, i veshur kuqezi njëkohësisht me Zelimkhan Abakarovin. Dudaev, 29 vjeç, ka lindur në Dagestan, ndërsa para se të konkurronte me Shqipërinë, arritjet e tij më të mëdha me Rusinë janë dy medalje bronzi në Botërorin U-23. Me flamurin kuqezi sukseset kanë qenë më të shumta, pasi Dudaev është shpallur kampion i Europës gjatë këtij viti, ndërsa ka fituar medalje bronzi në Europianin 2022 dhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Gjithashtu regjistron suksese të ndryshme në turnetë ndërkombëtarë “Grand Prix”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →