Rey Manaj mban ende në ankth tifozët turq të Sivasspor, teksa e ardhmja e tij ende mbetet në pikëpyetje. Këtë gjë e ka pohuar vetë lushnjari, në përfundim të sfidës së vlefshme për javën e pare të Superligës Turke, mes Sivasspor dhe Trabzonspor, kur Manar luajti për 90 minuta. Në prononcimin pas sfidës, Manaj ka zbuluar se klubi është në bisedime për shitjen e tij, por në anën tjetër sulmuesi zbulon se edhe nëse qëndron në Sivas ai do të jetë po aq i lumtur, pasi është një klub që atij i ka dhënë shumë dashuri.
“Kemi patur takime me klubin sa i takon situatës së transferimit. Mund të them se gjithçka është ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të largohem apo do të vijoj të jem pjesë e Sivasspor. Unë e dua shumë Sivasin, jam trajtuar gjithmonë shumë mire këtu. Nëse do të jetë e mundur që të vazhdoj, sigurisht që do të qëndroj”, deklaroi Manaj pas ndeshjes.
Manaj shpërtheu edicionin e shkuar, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit, pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos. Falë kësaj paraqitjeje, 27-vjeccari i bëri vend vetes në skuadrën e Sylvinhos në Euro2024. Për futbollistin kuqezi ka patur interesim nga Serie A, ku është përmendur Cagliari si një opsion i mundshëm për shtatlartin e Kombëtares së Shqipërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co