26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin,qytetin e lindjes. Ka qene vitin 2008 qe është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij duke mbjelle mbi 70 hektare me grurë.
Por edhe pse ishte entuziast ne punën e tij duke siguruar jo vetëm te ardhura por edhe duke i shërbyer vendit te tij ajo qe po ndodh vitet e fundit me prodhimet bujqësore ka bere fermerin të mendoje prapë emigrimin.
Ne magazinën e tij gjen sot 250 ton grurë te pashitur dhe sipas këtij fermeri importi nga vendet e tjera me konkretisht nga Serbia ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre madje kur ky grure ne raste te rralla gjen treg çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as koston e prodhimit.
250 tonë grurë do të thotë se ky fermer punon një pjesë të madhe të tokave të këtij fshati duke mbajtur me bukë edhe banorë të tjerë.
Investimi kap vlerën e 10 milionë lekë të reja, por ne vend qe synimi i këtij fermeri por edhe shume fermerëve të tjerë ne zonën e Bilishtit të ishte për të zgjeruar tokat me te mbjella ndodh e kundërta.
Tashme fermerët i janë dorëzuar fatit të tyre dhe presin nëse do te shohin drite ne fund te tunelit.
Fermerët thonë se shtimi i parcelave te grurit ka ardhur pikërisht pasi ata janë nxitur nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë, por sot nuk po gjejnë treg duke shpallur falimentimin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co