Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, reagon Moska: Nuk paraqet rrezik!

zjarri ne termocentralin berthamor zaporizhzhia reagon moska nuk paraqet rrezik





































Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse ndezën një zjarr në objektet e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore.

Capture

Zjarri ishte i dukshëm nga territori i kontrolluar nga Kievi, tha ai, por treguesit e rrezatimit ishin në nivele normale.

Një zyrtar lokal në qytetin ukrainas të Nikopol tha se kishte raporte jozyrtare se forcat ruse i vunë zjarrin kullave ftohëse duke djegur gomat e makinave. Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë.

Pak minuta më vonë, administrata ruse e termocentralit të okupuar ukrainas Zaporizhzhia njoftoi se forcat zjarrfikëse po punonin për të shuar zjarrin pranë kullave ftohëse të uzinës, duke theksuar se zjarri nuk e preku fare termocentralin dhe nuk kishte asnjë ndikim në siguria e uzinës.

Kreu i rajonit të Zaporizhzhias, i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky, akuzoi Ukrainën për ndezjen e zjarrit duke bombarduar qytetin aty pranë të Enerhodar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →