Forcat e Komisariatit të Krujës, të mbështetura nga skuadrat speciale “Shqiponja”, kanë ngritur postblloqe në akset kombëtare të Krujës.
Ky operacion ka si qëllim kryesor parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e personave që qarkullojnë me armë apo mjete të tjera të kundraligjshme.
Pjesëtarët e forcave të rendit po kryejnë kontrolle të rrepta në automjete dhe kontrollojnë dokumentacionin e shofereve, për të siguruar se nuk ka armë apo mjete të tjera të ndaluara.
Sakaq, autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa subjekt i kontrolleve janë bërë disa automejte.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co