Vjen nga dëmtimi, situata e Kjaer në prag të ndeshjes me Rennes, të reja në shtëpinë e Milanit

vjen nga demtimi situata e kjaer ne prag te ndeshjes me rennes te reja ne shtepine e milanit
vjen nga demtimi situata e kjaer ne prag te ndeshjes me rennes te reja ne shtepine e milanit

Gjendja e Simon Kjaer është duke u përmirësuar. Sipas asaj që raporton MilanNews.it, mbrojtësi kuqezi, i cili pësoi një dëmtim ndaj Napolit, po monitorohet nga stafi mjekësor, i cili vetëm nesër do të marrë një vendim.

Nëse rikuperimi i tij është i plotë, ai do të stërvitet me grupin dhe do të grumbullohet për ndeshjen kundër Rennes, në të kundërt do të qëndrojë në shtëpi. 34-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon. Për Kjaer është sezoni i pestë në Milano. Më parë, lojtari ka luajtur për Lille, Sevilla dhe Atalanta.

Sa i përket gjëndjes së disa lojtarëve të tjerë për takimin në Europë, Kalulu, Pobega dhe Tomori janë mungesa të sigurta për shkak dëmtimi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →