Sezoni turistik, ministri i Brendshëm inspektim në vijën bregdetare! Hoxha: Siguria detare dhe ajo mjedisore mbeten primare në punën e Policisë

sezoni turistik ministri i brendshem inspektim ne vijen bregdetare hoxha siguria detare dhe ajo mjedisore mbeten primare ne punen e policise





































Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka inspektuar nga afër vijën bregdetare nga Himara në Sarandë, për të parë zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

ervin hoxha

Hoxha u shpreh se, siguria detare dhe siguria mjedisore mbeten primare në punën e Policia e Shtetit, krahas sigurisë publike dhe sigurisë rrugore.

“Mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth tyre”, tha ndër të tjera ai.

Bashkë me drejtuesit e forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit inspektuam vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë, për të parë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Siguria detare dhe siguria mjedisore mbeten primare në punën e Policia e Shtetit, krahas sigurisë publike dhe sigurisë rrugore. 

Një nga këto katër komponentë të shfaqë probleme, prish gjithë ecurinë e mbarëvajtjes së sezonit, e për fat të mirë tashmë nuk kemi vetëm sezon veror, por përgjatë gjithë vitit.

Mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth tyre.

Policia i ka të qarta detyrat e saj, po ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →