Federiko Kieza vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Itali, pasi sulmuesi i përfaqësueses të kaltër, me sa duket nuk arrin të gjejë një ekip në lartësinë e tij, pasi është lënë jashtë planeve të Juventusit nga trajneri Tiago Mota. Dhe deklaratat e ditës së fundit kanë shtuar edhe më shumë kaosin rreth futbollistit.
Zëvendëspresidenti i Beshiktashit, Hysein Jyçel, ka bërë të ditur se ka qenë në bisedime me futbollistin italian, por kur ka dëgjuar kërkesat e larta ekonomike të tij, është tërhequr. “Është e vërtetë, kemi rreth 10 ditë që flasim me të. Lojtari ka pritshmëri për një rrogë prej 9 milionë eurosh në vit dhe Juventusi kërkon 15 milion euro për ta lënë të lirë. Për momentin ka 7 klube që e ndjekin, por këto nuk janë kërkesa logjike. Nga sot, Kieza nuk është më në axhendën e Beshiktashit”, tha ai për mediat turke,.
Nuk ka vonuara përgjigja e menaxherit të futbollistit, Fali Ramadani, i cili ka folur për “Sky Sport”. “Nuk kam negociuar kurrë me Beshiktashin për Kiezën”, ishin fjalët e tij, duke përgënjeshtruar pjesën e deklaratës së drejtuesit turk, por jo të kërkesave të futbollistit.
Ky i fundit ndërkohë mbetet në pritje për të mësuar për të ardhmen e tij. Ai i është propozuar shumë klubeve në Itali dhe jashtë, por deri tani, asnjëri nuk ka hedhur hapin vendimtar për të firmosur me futbollistin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co