Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja në këtë periudhë të vitit zakonisht e ka mendjen te pjesëmarrja në Ligën e Konferencës ku ekipi synon që të arrijë fazën në grupe si në dy edicionet e mëparshme. Por kampionët në fuqi të Kosovës nuk do lënë pas dore kampionatin dhe sot kanë nisur sezonin me një fitore të rëndësishme sidomos për moralin.
Kampionët e trefishtë, duan një tjetër sukses në kampionat dhe pavarësisht ndryshimeve të shumta kanë dhënë sinjalin e parë duke mposhtur me rezultatin 2-0 Dukagjinin, një ekip i cili pritet që në këtë vit të rivalizojë përsëri me skuadrat e kreut.
Diferencën e bëri braziliani Kueven, i cili me nga një gol në secilën pjesë të lojës, ia doli të siguronte këtë fitore të rëndësishme për ekipin nga Suhareka. Ai tashmë do të jetë më i qetë për të tentuar përmbysjen ndaj Larnë të Irlandës së Veriut në ndeshjen e të enjtes në transfertë, pasi ka humbur 1-0 sfidën e parë në Kosovë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co