Scholz i trembet luftës në Lindjen e Mesme, i kërkon Netanyahut të finalizojë armëpushimin

scholz i trembet luftes ne lindjen e mesme i kerkon netanyahut te finalizoje armepushimin
scholz i trembet luftes ne lindjen e mesme i kerkon netanyahut te finalizoje armepushimin

Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësimin e tij për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, raporton agjencia DPA, duke cituar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Scholz e bëri të qartë se qeveria gjermane dënon me forcë kërcënimet nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban dhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij, tha zëdhënësi Wolfgang Bichner.

Kancelari theksoi gjithashtu se është e nevojshme t’i jepet fund “spirales shkatërruese të dhunës që përgjigjet me dhunë, të ulet tensionet dhe të punohet në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzimin”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Scholz përsëriti se është koha për të finalizuar një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit në enklavën palestineze.

Ai tha se “objektivat kryesore ushtarake” në luftën kundër Hamasit ishin arritur dhe se vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës vazhdojnë ende dhe janë “të mëdha”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →