Prefekti i Korçës Nertil Jole ka publikuar një video nga helikopteri, që po zhvillon një operacion të madh për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë.
“Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar aktualisht në territorin e bashkisë Pustec, në Malin e Thatë në afersi të kufirit shtetëror me Republiken e Maqedonise së Veriut, për fikjen e një vatre të madhe zjarri që është aktive prej tre ditësh dhe që rrezikon zonën e mbrojtur tê Parkut Kombëtar të Prespës.
▶️ Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.
🙏👏 Falenderoj të gjitha strukturat e angazhuara dhe veçanërisht Ministrin e Mbrojtjes z. Pirro Vëngu për mbështetjen e pakursyer, për të mbrojtur një nga kurorat më të bukura të gjelbërta të Shqipërisë.
🌳 Mbrojtja e pyjeve është detyrë e të gjithëve, ndaj duhet të tregojmë shumë kujdes e vigjilencë për të shmangur pasoja të rënda dhe kosto të larta të kapaciteteve të mobilizuara”, shkruan Prefekti i Korçës, Nertil Jole.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co