I doli emri te Partizani, Gvozdenoviç flet për të ardhmen: Vendosin Takaj dhe Demi, mendoj se do të jem trajner i…

i doli emri te partizani gvozdenovic flet per te ardhmen vendosin takaj dhe demi mendoj se do te jem trajner i





































Edhe trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës. Ai tha se i duhen edhe dy lojtarë, ndërkohë që komentoi edhe çështjen e një kalimi të mundshëm te Partizani.

Ivan Gvozdenovic

NDESHJA – “Mund të them se ishte testi i fundit për ne para Elbasanit. Por do të thosha se teste kanë qenë të gjitha, edhe kundër Kalitheas, Pogradecit e të tjera. Ishte bukur sot (dje), sepse fituam, por çdo ndeshje është test. Në këtë ndeshje ishim mirë, të disiplinuar dhe vrapuam. Ishim të shpejtë në tranzicion pozitiv, të qetë përpara portës dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Tani jemi në rregull, por kampionati është shumë i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët”, u shpreh Gvozdenoviç.

AFRIMET – “S’mund të them se ky do të jetë 100% grupi, kemi nevojë edhe për dy lojtarë të tjerë, një sulmues anësor dhe një sulmues qendre. Kjo është situata që mendoj unë. Kemi edhe tri javë kohë deri në fund të merkatos dhe do Zoti sjellim edhe dy lojtarë. Nuk na është hapur një gropë me largimin e Liços, por ai na mungon, sepse është lojtar shumë i mirë, kapiten, korçar. Kemi Jurin, ka më shumë besim tani, është më i qetë dhe deri tani ka bërë mirë”, shtoi trajneri.

PARTIZANI – “Nuk komentoj asnjëherë, ju e dini. Faleminderit për mirëkuptimin. Çdo gjë e ka në dorë presidenti Takaj dhe presidenti i Partizanit, ata vendosin. Kam kontratë edhe dy vjet, mendoj se do të jem trajner i Skënderbeut”, ka përfunduar Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →