Në kërkim nga autoritetet në Kosovë e Shqipëri, menaxheri zbulon vendndodhjen e Stresit/ Ja kur do të dorëzohet

ne kerkim nga autoritetet ne kosove e shqiperi menaxheri zbulon vendndodhjen e stresit ja kur do te dorezohet
ne kerkim nga autoritetet ne kosove e shqiperi menaxheri zbulon vendndodhjen e stresit ja kur do te dorezohet

Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka zbuluar vendndodhjen e Stresit, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë.

Në një intervistë, Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.

Sikundër edhe Stresi, Prenaj deklaron se këngëtari nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy.

Për TCh, ai ka deklaruar se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai. Sipas menaxherit ai është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai mohon kategorikisht akuzën e bërë pak ditë më parë nga Iseni, kur tha se Stresi ka qenë i armatosur.

“Stresi është në Shqipëri, është në vendin e tij, askush nuk e di se ku është. Stresi asnjë nuk e ka prerë në besë, as Noizy nuk ka prerë asnjë në besë. Ai që e ka sulmuar i pari, ka pasur probleme personale me Medi Isenin. Ka pasur probleme personale me të. Deklarimet janë dhënë të gjitha në polici, edhe unë kam deklaruar sot. Shfajësohen si Noizy si Stresi. Rasti ka qenë që njëri ka pasur problem personal me Medin, dhe njerëzit e tij janë ballafaquar me njerëzit e Stresit dhe të Noizyt. Kjo ka qenë arsyeja pse ka ndodhur sherri”, shprehet Preni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →