Koalicioni “Bashke Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.
Ata kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit.
Sipas kërkesës ankimore, “koalicioni Bashkë Fitojmë, ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qëndrat e Votimit (36-QV) të Bashkisë Himarë.
Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për pengim te votuesve (rasti i kartave te identitetit te skaduara), perdorim te administrates ne zgjedhje, zbarkimin e gjysmes se ministrave ne ditet e fundit te fushates dhe te zgjedhjeve ne Himare, pa lene menjane intimidimet ndaj votuesve, bizneseve, pronareve te hoterise, te cilet ishin ne pikun e sezonit turistik gjate fushates dhe diten e zgjedhjeve.
Por, mbi te gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ne Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numer votuesisht qe u penguan te votonin, ndryshe nga I vit me pare, ishte ne mbi 6000 votues ne Bashkine e Himares, ku ne total rezultoi se ne 4 gusht votuan rreth 8500 zgjedhes.
Ditën e zgjedhjeve, u bë publike një problematikë e ditur edhe më parë nga vetë KQZ-ja, që lidhej një numër shumë të lartë zgjedhësish, të cilët nuk dispononin në ditën e zgjedhjeve një dokument identifikimi të vlefshëm, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit.”
Kujtojmë se në zgjedhjet e zhvilluara në këtë bashki më 4 gusht, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.
Shkresa e plotë:
Neni 122 i Kodit Zgjedhor parashikon se nxjerrja e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve per Bashkite me I KZAZ, behet nga KZAZ-ja, menjëherë pas përfundimit të numërimit, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 116 deri në 119 të Kodin Zgjedhor.
Tabela Përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ-së miratohet me vendim të KZAZ-së. Një kopje e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve dhe tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi, dërgohet menjëherë në KQZ, përfshirë edhe rrugët elektronike të komunikimit.
Referuar Nenit 123/1 te Kodit Zgjedhor, parashikohet e drejta për të vënë në lëvizje KQZ-ne, si nje e drejte qe i njihet subjekteve zgjedhore, në mbrojtje të interesave të tyre të ligjshme dhe për çështje që bëjnë pjesë në rrethin e kompetencave të KQZ-së.
Sipas pikes 2 te po ketij Neni, kërkesat ose ankesat e subjekteve zgjedhore trajtohen sipas procedurës së përcaktuar nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Kërkesat, ankesat, informacionet, propozimet apo denoncimet e palëve të treta trajtohen sipas procedurës së përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative dhe sipas afateve që përcakton KQZ-ja me akt nënligjor.
Ndërsa, neni 124, pika 2 parashikojnë se cdo parti politike, pjesëtare ose jo e një koalicioni, ka të drejtë të ankohet në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së që cënojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda 5 ditëve nga data e shpalljes së vendimit:
“2. Kundër vendimit të KZAZ-së për shpalljen e rezultatit për zgjedhjet e organeve të njësive të qeverisjes vendore nën juridiksionin e saj, të marrë sipas nenit 122 të këtij Kodi, mund të paraqiter ankim në KQZ jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi.
Zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë u caktuan në datën 4 Gusht 2024, me dekretin e Presidentit të Republikës.
– Me Vendimin nr. 112, datë 23.07.2024, KQZ regjistroi subjektin zgjedhor “Partia Demokratike”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024″;
– Me Vendimin nr. 124, datë 25.07.2024 KQQ regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë”, te kryesuar nga Partia Demokratike, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datë 4 gusht 2024.
Siç e cituam edhe ne krye te heres, duke qene nje Bashki me vetem 1 KZAZ, rezultatet e zgjedhjeve te Bashkise Himare te dates 4 Gusht 2024, miratohen ne nivel KZAZ-je; Keshtu, ne date 05.08.2024, пе ora 18.00 KZAZ nr. 88 ka miratuar tabelen permbledhese te rezultateve, duke shpallur fitues kandidatin 2. Tavo te propozuar nga subjekti Partia Socialiste e Shqipërisë, me 5022 vota kundrejt kandidatit Gjikuria i propozuar nga subjekti Koalicioni Bashkë Fitojmë (BF) me 3545 vota.
BF e konteston kete tabele permbledhese rezultatesh per shkaqet dhe arsyet qe do te paraqesim ne vijim.
Duke qene se jemi subjekt zgjedhor i regjistruar rregullisht ne zgjedhjet e Bashkise Himare, si dhe duke qene se ankimi jone paraqitet brenda afatit 5-ditor nga momenti i shpalljes se tabeles permbledhese te rezultateve nga KZAZ, gjykojme se kemi legjitimitet per shqyrtimin e kerkeses tone ankimore perpara KAS.
- Në lidhje me kompetencën e organit administrativ
Neni 12, pika Se Kodit Zgjedhor parashikon se Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (në vijim KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimeve administrative. Neni 21, pika 1, gërma “a” parashikon se KAS-i vendos për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në një ose më shumë zona zgjedhore apo në të gjithë vendin, si dhe përsëritjen e pjesshme ose të plotë të zgjedhjeve. Ndërsa, neni 123, pika 5, 124 e vijues të Kodit Zgjedhor parashikon se vendimet për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit Zgjedhor ankimohen në KAS.
Me Vendimin objekt ankimi është vendosur miratimi i Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Himarë nga KZAZ nr. 88. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të paraqesë ankim kundër vendimit për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit zgjedhor, brenda afatit ligjor.
Në këtë kuptim, Koalicioni “BF” përmbush kriterin e dytë procedurial, kompetencën lëndore, për shqyrtimin e këtij ankimi.
- Në lidhje me afatin e paraqitjes së ankimit
Kriteri i tretë për paraqitjen e një ankimi administrativ kundër vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit Zgjedhor ka të bëjë me afatin ligjor të ankimimit. Për këtë, neni 124, pika 2 ka parashikuar shprehimisht që kundër vendimit të KZAZ për miratimin e Tabelës Përmbledhës të Rezultatit për kandidatët për Kryetar Bashkie, mund të bëhet jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e këtij vendimi.
Në rastin konkret, vendimi objekt ankimi është shpallur në datën 05.08.2024. Ankimi është paraqitur brenda afatit 5-ditor të parashikuar nga dispozitat perkatese të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuptim, Koalicioni “BF” përmbush kriterin e tretë procedurial, afatin ligjor, për paraqitjen e këtij ankimi.
Konkluzion: Neni 130 i Kodit Zgjedhor përcakton se KQZ merr vendim për pranimin e kërkesës ankimore, pasi verifikon: a) kompetencën e KQZ-së; b) legjitimimin e ankuesit; dhe c) respektimin e afateve ligjore. Duke qenë se sic kemi shpjeguar më lart, ankimi i paraqitur nga BF përmbush të tre kriteret proceduriale (legjitimimin, kompetencën dhe afatin ligjor), kërkojmë nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore te paraqitur nga Koalicioni “BF” lidhur me zgjedhjet në Himarë.
PËRSHKRIMI I SHKELJES SË PRETENDUAR
Në mbështetje të Dekretit nr. 13864, datë 24.10.2022, të Presidentit të Republikës, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, u zhvilluan zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Bashkinë Himarë, KZAZ-ja Nr. 88 me vendimin Nr. 85 datë 05.08.2024, miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për kandidatët për Kryetar Bashkie të Bashkisë Himarë, duke shpallur fitues kandidatin e PS z. Tavo duke fituar 5,022 vota (ose 58.6%), ndërkohë që Kandidati i mbështetur nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2. Petraq Gjikuria mori 3,545 vota (ose 41.4%).
Koalicioni Bashkë Fitojmë, ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qëndrat e Votimit (36-QV) të Bashkisë Himarë.
Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për pengim te votuesve (rasti i kartave te identitetit te skaduara), perdorim te administrates ne zgjedhje, zbarkimin e gjysmes se ministrave ne ditet e fundit te fushates dhe te zgjedhjeve ne Himare, pa lene menjane intimidimet ndaj votuesve, bizneseve, pronareve te hoterise, te cilet ishin ne pikun e sezonit turistik gjate fushates dhe diten e zgjedhjeve.
Por, mbi te gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ne Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numer votuesisht qe u penguan te votonin, ndryshe nga I vit me pare, ishte ne mbi 6000 votues ne Bashkine e Himares, ku ne total rezultoi se ne 4 gusht votuan rreth 8500 zgjedhes.
Ditën e zgjedhjeve, u bë publike një problematikë e ditur edhe më parë nga vetë KQZ-ja, që lidhej një numër shumë të lartë zgjedhësish, të cilët nuk dispononin në ditën e zgjedhjeve një dokument identifikimi të vlefshëm, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit.
Ne vijim, po analizojme te faktet, argumentat dhe dispozitat ligjore ku mbeshtetet ankimi.
FAKTET, ARGUMENTAT, DISPOZITAT LIGJORE KU MBËSHTETET ANKIMIMI.
Referuar Nenit 160 “Pavlefshmëria e zgjedhjeve në qendrën e votimit” parashikon se:
“1. KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një apo më shumë qendra votimi, në rast se
- a) kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor ose kur tërësia e shkeljeve të ligjit, sipas kësaj shkronje, të ndodhura në ato qendra votimi mund të ketë cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që mund të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore:
- b) kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të tilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim, ose
- c) votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se pesë orë.
- Subjektet zgjedhore, në përputhje me rregullat dhe afatin e përcaktuar në nenin 124 të këtij
Kodi, kanë të drejtë të kërkojnë në KQZ shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qendra të
caktuara votimi. 3. Kërkesa për shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve duhet te permbaje shkaqet ligjore përshkrimin e rasteve të shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar për pasojën e tyre.
- Shqyrtimi i kërkesave bëhet sipas procedurave të përcaktuara në pjesën X të këtij Kodi. KQZ- ja, në marrjen e vendimit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, mund konsultohet me KZAZ-në përkatëse. Në arsyetimin e vendimit të KQZ-së duhet të përshkruhet shkaku ligjor, rastet e vërtetuara të shkeljeve dhe arsyetimi i detajuar për pasojën e tyre”.
Te gjitha faktet, indicjet dhe provat në disponimin tonë, provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se kemi të bëjmë me shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor:
Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për korrupsion të thelluar dhe lidhje me krimin e organizuar.
Një problem madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara
Ditën e zgjedhjeve, u bë publike një problematikë e ditur edhe më parë nga vetë KQZ-ja, që lidhej një numër shumë të lartë zgjedhësish (mbi 6.000 zgjedhes), të cilët nuk dispononin në ditën e zgjedhjeve një dokument identifikimi të vlefshëm, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit. Kjo problematike ishte ngritur para zgjedhjeve nga anetaret e Komisionit Rregullator prane KQZ. Kjo problematike ishte prezente edhe ne zgjedhjet e vitit te shkuar ne Maj 2023, kur ne ate kohe, per te zgjidhur kete shqetesim, Keshilli i Ministrave kishte miratuar zgjatjen e periudhes se vlefshmerise se kartave ID te skaduara, me qellim mundesimin e votimit te atyre personave kartat ID e te cilleve kishin skaduar dhe nuk kishin patur mundesi fizike qe t’i rinovonin.
Ne kushtet kur kjo problematike ishte e ditur nga vete KQZ, por edhe nga Keshill i Ministrave, si dhe ne kushtet kur ne Bashkine Himare ishin mbi 6.000 votues ne listat e zgjedhesve kartat ID te te cileve kishin skaduar (nga rreth 23.000 zgjedhes ne total), atehere, ne keto kushte, mosmarrja e masave te duhura nga ana e ketyre institucioneve shteterore, cenon te drejten kushtetuese te te drejtes per te zgjedhur dhe shkel parimet themelore te barazise para ligjit.
Keto te drejta themelore te njeriut te garantuara edhe nga Kushtetuta e Shqiperise, nuk mund te cenoheshin apo te asgjesoheshin me akte administrative te cilitdo organ shteteror, perfshire KQZ. Keto jane shkelje teper te renda, qe cenojne standardet me minimale te nje gare te barabarte dhe te ndershme, si dhe cenojne sigurine juridike dhe barazine. Ne Himare ka patur mjaft raste ku i njejti qytetar, ne vitin 2023 pati mundesi te votonte me karte ID te skaduar, (per efekt te vendimit te Keshillit te Ministrave), ndersa kete here ne gusht te 2024 i’u mohua e drejta per te votuar, per shkak se nuk u moren te njejtat masa si vitin e shkuara nga ana e institucioneve shteterore).
Ndërkohë që në raste të mëparshme zgjedhore, votimi i personave me dokumente identifikimi të skaduar ishte bërë i mundur me anë të një akti normativ të qeverisë shqiptare, në Zgjedhjet e 4 gushtit asnjë hap i tillë nuk u ndërmor. As në mënyrë proaktive nga vetë Këshilli i Ministrave, e as nga KQZ-ja dhe partitë politike për të institucionalizuar menjëherë me shpalljen e datës së zgjedhjeve, rrugëzgjidhjen e kësaj problematike.
Ne kete rast gjejme me vend te theksojme edhe njehere, se vlefshmeria apo jo e dokumentit te identifikimit si koncept perdoret per menaxhimin burokratik te sherbimeve shteterore, por vlefshmeria e dokumentit ID qe permbajne te dhena UNIKE dhe biometrike, te ruajtura ne sistemet shteterore, nuk mund te vihen ne diskutim per te IDENTIFIKUAR se mbajtesi i atij dokumenti eshte personi ne fjale. Prezantimi i nje dokumenti ID diten e zgjedhjeve, sherben pikerisht per te identifikuar tej cdo dyshimi se X person qe paraqitet per te votuar ne QV, eshte pikerisht personi i cili e identifikon veten me ate dokument dhe ai dokuement me fotografi, numer unik personal te pandryshuaeshem, dhe te dhena te tjera biometrike unike, sherben pikerisht per te identifikuar cili eshte personi qe paraqitet ne QV per te votuar. Skandenca e “kartonit” te ID, pra e leternjoftimit, nuk ben te “pavlefshme” te dhenat e sakte te personit qe e mban ate, te pakten për të kryer funksionin minimal te IDENTIFIKIMIT se kush eshte as person. Nese do te ishte e kunderta, atehere zgjatja e vlefshmerise se kartave ID ne te shkuaren do te kishte qene pa paligjshme.
E drejta kushtetuese e së drejtës së votës prevalon ndaj çdo teknikaliteti të gjetur si arsye për të mos ndërmarrë miratimin e aktit nga Qeveria për zgjatjen e vlefshmërisë së këtyre kartave. Për më tepër që për më shumë se 3 palë zgjedhjesh kjo masë lehtësuese për qytetarët ishte bërë një praktikë pozitive që ndërmerrej me vullnet të mirë prej institucioneve shtetërore, bazuar pikërisht tek detyrimi dhe parimet kushtetuese, duke krijuar keshtu pritshmeri te ligjshme tek keta zgjedhes se kjo mase do te ishte e zbatueshme edhe kesaj here. Ne keto kushte, jemi perpara cenimit te asaj qe quhet Siguria Juridike, qe eshte nje tjeter parim i konsoliduar i te drejtes.
Po ashtu, Partia Socialiste në pushtet përdori burimet shtetërore dhe të tjera privilegje që vijnë nga të qenit në pushtet për avantazh elektoral edhe përgjatë kësaj fushate ne Himare. Në mënyrë të veçantë, kandidati i PS z. Tavo, i cili ishte perflitej prej kohësh në mënyrë jo formale se do të ishte kandidat i kësaj partie për Kryetar të Bashkisë Himarë, u emërua Prefekt i Qarkut Vlorë në mars 2024, pra vetem 4 muaj perpara zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë, ndërkohë që zhvillonte takime elektorale të parakohshme si kandidat për kryetar bashkie, z. Tavo ishte edhe Prefekt i Qarkut të Vlorës, zone e cila perfshin edhe Bashkine Himare, cka jo vetem perben “konflikt interesi”, per sa kohe Prefekti si rregull monitoron dhe kontrollon ligjshmerine e akteve te organeve te pushtetit vendor, por perben shkelje te hapur te Kodit Zgjedhor per sa i perket mos perdorimit te administrates per qellime elektorale. Z. Tavo duhej te ishte dorehequr nga detyra e Prefektit ne momentin qe ai vendosi te kandidonte si kryetar Bashkie ne nje bashki qe ai kishte kompetence funksionale t’a kontrollonte si Prefekt Qarku. Duke vepruar ndryshe, z. Tavo ka cenuar barazine ne gare duke perdorur postin shteteror per qellime elektorale. Sipas vrojtuesve te pavarur te zgjedhjeve, por edhe mediave, përgjatë fushatës zgjedhore, kandidati i Partisë Socialiste përfitoi gjithashtu edhe nga mbështetja e zyrtarëve të ndryshëm publikë, përfshirë këtu edhe zv. Kryeministren, znj. Belinda Balluku, Ministria e Turizmit, znj. Mirela Kumbaro dhe Kryetarin
e Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha.
Një nga tematikat kryesore të fushatës së kandidatit të Partisë Socialiste, z. Tavo, ishte zgjidhja e problemeve të pronësisë, nje problem ky i rende ne bashkine e Himares. Në këtë çështje dukshem pati një koordinim të qartë mes institucioneve shtetërore dhe fushatës së kandidatit Tavo, duke e avantazhuar atë në garën elektorale.
Konkretisht, përgjatë muajve maj dhe qershor 2024, Kryeministri Rama shpërndau çertifikata pronësie për banorët e bashkisë Himarë, duke i përdorur këto evente institucionale për të bërë fushatë të parakohshme për z. Tavo, i cili e shoqëronte Ramën në këto takime.
Për më tepër, në së paku njërin prej këtyre eventeve ishte i pranishëm, edhe Drejtuesit Politik i kësaj partie për Qarkun Vlorë, z. Blendi Klosi, (i cili aktualisht nuk mban asnjë pozicion institucional shtetëror), duke u dhënë këtyre aktiviteteve nota qartazi politike e partiake.
Nese i rikthehemi problematikes se listes se zgjedhesve, në listën e zgjedhësve ne Himare ishin 23,074 zgjedhës, nga të cilët 385 ishin zgjedhës për herë të parë.
Lista e Zgjedhësve u gjenerua nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) brenda afateve ligjore por Listat e zgjedhësve nuk u afishuan as në ambientet me akses të lirë për publikun në Bashki dhe as në ambientet e Qendrave të Votimit, në kundërshtim me ligjin. Ditën e zgjedhjeve, listat e zgjedhësve ishin të afishuara në disa qendra votimi, por jo në të gjitha.
Në datën 15 korrik 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi emërimin e auditit teknicien dhe ndihmësit të tij, që do të verifikonte integritetin e listave të zgjedhësve. Raporti i tij ngre shqetësime madhore në lidhje me lëvizje potenciale të zgjedhësve për qëllime elektorale përgjatë periudhës parazgjedhore.
Sipas audituesit, në listën përfundimtare të zgjedhësve, në Bashkinë Himarë ishin shtuar 311 zgjedhës të cilët kishin ndryshuar vendbanimin mes zgjedhjeve të vitit 2023 dhe 2024. Data e lëvizjes së këtyre zgjedhësve është e paqartë, por prirja është tejet e dyshimtë, duke qenë se dukshëm lëvizjet janë bërë mes dhe Vlorë (90 dhe 68 respektivisht).
dy proceseve zgjedhore. Shumica e zgjedhësve që kanë ndryshuar vendbanimin janë nga bashkitë Tirane
Një tjetër problematikë e vërejtur nga auditi teknicien është prania në listën e zgjedhësve e 157 zgjedhësve nga i njëjti trung familjar që votojnë në qendra të ndryshme votimi, ndryshe nga sa parashikohet në raste të tilla nga Kodi Zgjedhor.
Referuar të dhënave të transferimeve, sipas dokumentit që DPGJC i ka dërguar KQZ-së, ajo çka bie në sy është se, ndërkohë që shumica e ndryshimeve të gjendjes civile janë me numra të vegjël dhe të shpërndarë në një kohë thuajse një vjeçare, vetëm në katër ditë pune, mes shpalljes së datës së zgjedhjeve (5 korrik) dhe ditës kur është gjeneruar lista e zgjedhësve (10 korrik), janë regjistruar 30% e transferimeve totale; 93 zgjedhës nga 311 në total që kanë ndryshuar vendbanimin pas 14 majit 2023.
Në një intervistë televizive të datës 31 korrik 2024, z. Tavo pranoi se disa nga personat e denoncuar në SPAK që kanë ndryshuar vendbanimin janë familjarë të vet, ndërkohë që ka pretenduar se nuk kishte patur dijeni për këtë apo të tjerë persona që kanë ndryshuar vendbanimin.
Edhe nga provat dhe faktet e tjera qe do te paraqiten deri ne seancen ne KAS, do te provohet se ka patur nje numer te larte personash te cilet u eshte mohuar e drejta e votes, nepermjet zhvendosjes se votuesve pas shpalljes se zgjedhjeve nga Presidenti, nepermjet pengimit te votuesve me karta te skaduara, nepermjet voneses se rinovimit te kartave te atyre votuesve te cilet nuk ishin identifikuar si votues se PS nga patronazhimi, dhe ne te kundert, nepermjet pershpejtimit te marrjes se rinovimit te kartave ID per ata votues te cilet mund te kete qene votues te listuar si prane PS nga procesi i patronazhimit. Ekzistojne mjaft raste kur persona te caktuar qe kane rinovuar kartat pak dite para dites se zgjedhjeve, pajisja PEI nuk ja njihte vlefshmerine e kartes, dhe keta persona kane votuar duke hedhur te dhenat manualisht.
Perdorimi i patronazhisteve nga Mazhooranca dhe PS, vazhdon edhe ne keto zgjedhje te ishte nje problem serioz, i denconcuar jo vetem nga Opozita, dhe mediat, por edhe nga organizatat dhe vezhguestit e zgjedhjeve. Rezulton se ka patur pretendime të besueshme për përdorim të administratës në fushatën zgjedhore dhe organizime nga ana e maxhorancës dhe PS në drejtimin e votës në mënyrë kapilare [Patronazhimi], nëpërmjet nepermjet orientimit dhe shoqerimit deri prane qendres se votimit te individeve, çka u manifestua edhe në ditën e zgjedhjeve nga grupimet e personave që tentonin të drejtonin votën në mënyrë të organizuar në afërsi të qendrave të votimit ne te 36 QV e Himares.
Edhe në këto zgjedhje, sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme, vërehet si tejet shqetësuese prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit. Prania e këtyre personave në afërsi të qendrave të votimit është i kundërligjshëm dhe ndikon qartas vullnetin e votuesve; Zgjedhësit mund të ndihen të intimiduar për të marrë pjesë apo për të votuar lirisht në kushte të tilla të të qenit vazhdimisht të kontrolluar dhe në survejim. Raportohet se në një numër të konsiderueshëm rastesh, personat e paautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit ose ishin të pajisur me lista, kjo u mundësonte të kishin informacion të plotë mbi personat që paraqiteshin për të votuar.
Për të përforcuar këto qëndrime të Koalicioni ankues, në interesin më të lartë të procesit zgjedhor që ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve te kësaj Bashkie, kemi administruar disa nga tabelat përmbledhëse dhe kerkojme administrimin nga KQZ [marrjen si prove nga KAS) e librit te protokollit të mbledhjeve të KZAZ-se si dhe cdo dokument tjetër shkresor apo elektronik, që diponohet nga KQZ lidhur me Pajisjet PEI ne te 36 QV e Bashkise Himare, numrin e personave te cilet nuk kishin ID apo Pasaporta te vlefshme, numrin e personave te cilet u eshte refuzuar e drejta per te votuar per shkak te nje dokumenti ID apo Pasaporte te vlefshem, si dhe numrin e personave te cilet kishin karta te rinovuara ditet e fundit
dhe nuk ishin njohur nga pajisja PEI, por rezultojne te shenuar manualisht ne sistem.
Nga këto dokumente do te konstatohet se nga përmbajtja e vendimmarrjeve të KZAZ-se rezultojnë e shenuar ne proces-verbal moslejimi i votimit te mbi personave me dokumenta identifikimi te vlefshem, duke bere qe kjo shkelje te ketë cenuar procesin e votimit, të kësaj zone zgjedhore, ne nje mase te tille, sa diferenca prej rreth 1400 vota do te vihej ne pikepyetje, pra duke cenuar procesin ne nje mase te tille sa te passillte pavlefshmerine e rezultatit dhe si pasoje, do te sillte perseritjen e zgjedhjeve.
Në përputhje me parashikimet e nenit 136, pika 3 të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet shprehimisht se: Kërkesa për marrjen e provave, sipas shkronjës “c” të pikës 1 të këtij neni, kur mbështetet nga dy anëtarë të KQZ së dhe kur këto prova administrohen vetëm nga KQZ-ja, pranohet menjëherë pa iu nënshtruar debatit ose votimit në KQZ. Në këtë rast organi shqyrtues i Ankimit, pra KAS është i detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara”, dhe në përputhje me parashikimet e nenit 138 “Këqyrja e materialit zgjedhor” të Kodit Zgjedhor, KAS me vendim të ndërmjetëm duhet të vendosi të kryejë administrimin e plote e te gjitha provave shkresore qe gjenden ne KQZ apo KZAZ per t’i dhene zgjidhje shteruese objektit të ankimit.
Për sa i përket këtyre shkeljeve,
Në vlerësimin tonë ka prova të mjaftueshme për të disponuar sipas objektit të kërkimit.
Sa më sipër kërkojmë:
- Kundërshtimi i Vendimit Nr. 85, datë 05.08.2024-KZAZ Nr. 88- “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë HIMARË”, në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024;
- Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha Qendrat e Votimit (gjithsej 36 QV-të) e zonës zgjedhore Bashkia Himarë;
- Rregullimin e pasojave duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara në të zonës zgjedhore Bashkia Himarë.
PROVAT QË PARAQITEN DHE/OSE KËRKOHEN, BURIMIN SI DHE NUMRI I TYRE.
- Vendimi Nr. 85 i KZAZ nr. 88;
- Kopje te dokumentave te tjera.
Përfaqësuesi Ligjor i Koalicionit “BASHKË FITOJMË”
- Franci NURI
Franci NURI
Tiranë, 09/08/2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co