Si duket parku arkeologjik i Finiqit një ditë pas zjarreve, imazhet që tregojnë pasojat

si duket parku arkeologjik i finiqit nje dite pas zjarreve imazhet qe tregojne pasojat
si duket parku arkeologjik i finiqit nje dite pas zjarreve imazhet qe tregojne pasojat

Mesditën e djeshme një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu Finiqin dhe më pas flakët u përhapën edhe në Delvinë.

Beteja me flakët vijoi për disa orë, ndërsa në mbrëmje zjarri u vu nën kontroll, ndërsa në ndihmë të ekipeve të zjarrfikësve shkuan edhe 65 trupa të FA-ve dhe një helikopter kundër zjarreve.

Nga deklaratat zyrtare të të paktën dy ministrave, Pirro Vëngut dhe Blendi Gonxhajt, flakët nuk prekën Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Madje, ministri Gonxhe renditi të gjitha objektet që nuk ishin prekur nga flakët, edhe pse zjarri kishte rrethuar të gjithë zonën rreth parkut.

Alarmi për përfshirjen e Parkut Arkeologjik të Finiqit nga flakët dhe dëmet e shumta u dha nga studiuesi Auron Tare.

Pamjet e mëposhtme tregojnë pasojat, pikërisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Gjithccka rreth e përqark është shkretuar nga flakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →