Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me shpërthimin e një autoboti pranë një karburanti në autostradën Tiranë- Durrës.
Sipas informacioneve nga Policia, nga shpërthimi janë lënduar 2 punonjës të karburantit të cilët janë dërguar për mjekim në spital.
Teksa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, fatmirësisht pa pasoja të tjera më të rënda.
Ndërkohë që është ngritur një grup hetimor thotë policia dhe do të hetojë në lidhje me shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.
Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.
Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.
Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co