Inzagi nuk bën drama pas humbjes me arabët: Interi do të bindë me Xhenoan

inzagi nuk ben drama pas humbjes me arabet interi do te binde me





































Pavarësisht humbjes ndaj Al itihad dhe faktit që Interi i tij nuk zhvilloi një ndeshje të mirë të tërësi, trajneri Simone Inzagi nuk dëshiron që të kaplohet nga negativiteti sepse e di që kjo gjë nuk i bën mirë skuadrës në prag të fillimit të sezonit.

inzagi

Dhe sigurisht që nuk është fundi i botës, pasi bëhet fjalë thjesht për një miqësore gushti. “Ne e nisëm ndeshje shumë mirë duke krijuar raste dhe duke qarkulluar topin. Pas golit sigurisht që duhet të bënim më mirë, por humbëm disi distancën dhe u bëmë skuadër e gjatë në fushë. Nuk ishim të kthjellët në qarkullimin e topit dhe mbi të gjitha nuk e rritëm ritmin”, ka thënë trajneri i Interit pas përfundimit të ndeshjes 0-2 në favor të skuadrës së Benzemasë.

PËRGATITJET- Por trajneri e di shumë mirë se ku skuadra e tij duhet të përmirësohet dhe të jetë gati për Xhenoan. “Ne e dimë që duhet të përmirësohemi dhe ku duhet të përmirësohemi. Nuk më surprizën asgjë në këtë nisje sezoni. Të gjitha ndeshjet janë etapa në kuadër të sfidës së parë më datën 17 gusht kundër Xhenoas”, sqaroi trajneri. Ai më tej foli për vështirësitë që ka pasur ekipi zikaltër në këtë fazë përgatitore, nisur nga fakti që shumë lojtarë kanë ardhur me vonesë dhe jashtë forme për shkak të impenjimit me kombëtaret në Europian dhe Kupën e Amerikës. Zikaltrit ishin një nga skuadrat që çuan më shumë lojtarë në Europian.

“Këtë vit kanë qenë përgatitje ndryshe nga të tjerat, shumë të vështira për shkak se lojtarët kanë qenë të impenjuar me kombëtaret e tyre dhe kanë ardhur vonë. Por sigurisht që qasja e tyre dhe dëshira për të punuar është e duhura. Kam besim që do të jemi gati për kampionatin, por duhet kujdes dhe të mos bëjmë gabime”, përfundoi trajneri.

Zikaltrit do të luajnë edhe ditën e diel ndeshjen e fundit miqësore kundër Çelsit në Londër pastaj do të jetë momenti për debutimin në kampionat me Xhenoan në datën 17. Deri tani ekipi ka treguar dy fytyra edhe pse ka luajtur me kundërshtarë aspak të fortë. Blutë e Londrës do të jenë ekipi që do të tregojnë diçka për startin e sezonit në skuadrën e Interit. Nuk thonë kot që më e vështirë është ta mbash kreun sesa ta marrësh atë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →