Një thesar monedhash të rralla ari zbulohen gjatë gërmimeve arkeologjike në Turqi

nje thesar monedhash te rralla ari zbulohen gjate germimeve arkeologjike ne turqi
nje thesar monedhash te rralla ari zbulohen gjate germimeve arkeologjike ne turqi

Gërmimet e vazhdueshme në një qytet të lashtë grek në Turqinë perëndimore ka nxjerrë në dritë artefakte dhe mbetje arkeologjike që datojnë që nga shekulli i pestë para Krishtit, duke përfshirë një numër të jashtëzakonshëm monedhash ari që ishin fshehur për më shumë se 2000 vjet.

Thesari i gjetur, i groposur me gjasë qëllimisht nën dyshemenë e një shtëpie të shekullit të pestë para Krishtit, mund të tregojë historinë e një ushtari të lashtë mercenar gjatë atyre kohërave të konfliktit. “Zbulimi i një gjetjeje kaq të vlefshme në një gërmim arkeologjik është shumë i rrallë”, tha udhëheqësi i gërmimeve Dr. Christopher Ratté. “Askush nuk gropos një grumbull monedhash, veçanërisht monedha nga metalet e çmuara, pa synuar ta marrë atë. Pra, vetëm ndonjë fatkeqësi më e madhe mund të shpjegojë ruajtjen e një thesari të tillë.”

Vendi përfshin tiparet tipike të një qyteti të lashtë grek, si një teatër, tempuj, shtëpi në qytet dhe një treg. Artefaktet e gjetura tregojnë historinë e atyre që banonin në qytet jo vetëm gjatë periudhës midis mbretërimit të Aleksandrit të Madh dhe Perandorisë Romake, por edhe qindra vjet më parë, kur tensioni ishte i lartë midis qytetërimit grek dhe Perandorisë Persiane.

Monedhat e gjetura i takojnë Perandorisë Persiane, shekulli i gjashtë para Krishtit deri në rreth 330 para Krishtit. Arsyet që mund ta kenë çuar të zotin në braktisjen e monedhave mund të lidhen me sulmet helene të asaj kohe që masakruan një grup mercenarësh për Persinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →